top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: KOMPJUTERAT E TRE (3) PROKURORËVE TË SPAK-ut JANË HAKUAR | JANË ARRESTUAR ARNOLD RROKAJ DHE ZAMBAK GJONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2
  • 3 min read

Updated: Apr 4

Z. Zambak Gjoni.
Z. Zambak Gjoni.

Tiranë, Shqipëri | Kumtohet se kompjuterat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë hakuar.

 

Të arrestuar si hakues janë:

1- Z. Arnold Rrokaj (i cili, akuzohet se ka arritur të ketë qasje të kompjuterat e prokurorëve të Posaçëm Behar Dibra; Enkeleida Millonai; Elida Kaçkini).

2- Z. Zambak Gjoni.

 

Z. Rrokaj i ka shpërndarë materialet e marra nga kompjuterat e tyre te z. Zambak Gjonaj (ky i fundit ish-zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te subjekte të ndryshëm).

 

Ky hetim penal paraprak po kryet nga prokurori i SPAK-ut Bledar Maksuti, i cili, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme (GjKKO) vleftësimin e masës së arrestit për z. Rrokaj dhe për z. Zambaku.


Atyre u janë sekuestruar një sërë pajisjesh që janë përdorur për hakime dhe për procese të tjera teknike të natyrave kriminale.


Kumtohet se janë hakeruar aktet proceduriale penale në ngarkim të:

1- Z. Damian Gjiknuri, ish-deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

2- Z. Klodian Allajbeu, pronar i “Spitalit Amerikan”.

3- Znj/Znjsh. Ornela Imeraj (subjekt me lidhje të forta besueshmërie me z. Allajbeu).


Tashmë, po bëhet e qartë nga dita në ditë, se Klasa Politike sunduese gjakpirëse i ka mbushur brekët nga SPAK-u, prandaj, si kundër-reagim, ajo ka aktivizuar vrullshëm Agjenturën e Krimit Ordiner që ta sulmojë Prokurorinë e Posaçme ku të mundet, sa të mundet dhe si të mundet.


Agjentura e Krimit Ordiner është infiltruar në mbarë institucionet e Republikës së Shqipërisë, nga nivelet më të ulëta të saj gjer te ato më të lartat, duke i atrofizuar, degjeneruar dhe nxjerrë jashtë funksionit për të cilat ato janë krijuar me ligje.

 

E vetmja shpresë për Shqipërinë dhe për shqipëtarët e ndershëm është SPAK-u.

 

Vetëm SPAK-u ka kapacitetet, teknikën dhe kurajon që të hetojë paraprakisht dhe tu ngrejë akuza penale krerëve të politikës shqiptare, të cilët, ashtu siç tashmë po zbulohet nga ditë në ditë, janë të lidhur kokë e këmbë me Agjenturën e Krimit Ordiner, me llumin dhe me turpin e shoqërisë shqiptare.


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.

 

Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

 

Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.


Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

 

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas - individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.

 

Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

 

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato.

 

Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

 

Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar.

 

Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.

 

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

 

SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.

 

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti.
Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page