TIRANË: NË NJË LIGJËRATË PROTESTE TË MBAJTUR NGA MOTRA E MITURAKUT LEO SADIKU U THA SE MJEKËSIA SHQIPTARE SOT ËSHTË NË GJENDJE TË DEGRADUAR | AJO DENONCOI SE VËLLANË IA VRANË MJEKËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 19
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Një tubim qytetar u mbajt para shkollës “Fan Noli” në Tiranë, për vrasjen e miturakut Martin Cani dhe vdekjen në spital të miturakut tjetër, Leo Sadikut.
Në lidhje me vrasjen e miturakut Cani, familjarët dhe të afërmit e tij pretendojnë se nuk ka ende drejtësi penale dhe civile.
Qytetarët vendosën lule pranë shkollës ku mësonte i mituri Cani.
Pas tubimit para shkollës “Fan Noli” tubuesit iu bashkuan tubimit qytetar para Ministrisë së Shëndetësisë për vdekjen e miturakt tjetër, Leo Sadikut.
Në një ligjëratë të mbajtur nga motra e miturakut Leo Sadiku u tha se mjekësia shqiptare sot është në gjendje të degraduar.
Ajo shtoi se vëllanë ia vranë mjekët.
Ajo bëri me dije se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi për vëllanë e saj.
“Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin.
QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata.
Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Prokuroria hesht dhe prindërit e mi vetëm qajnë”, denoncoi ajo.
“Vëllai im ndërroi jetë, teksa disa mjekë nuk dinin të bënin punën. Mjekësia shqiptare më vrau vëllanë. Ata pa pikë mëshire vendosën ta vrisnin. QSUT nuk i bëri asnjë ekzaminim, ata dalin me pretendime të rreme. Ata nuk i kanë bërë një eko zemre, një skaner, një matje tensioni, si i bëjnë ato betime ata. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Prokuroria hesht dhe prindërit e mi vetëm qajnë.
Nuk do të ndalem derisa për vëllanë tim të gjej drejtësi. Ata e vranë Leon, nuk bënë asgjë.
Mjekët nuk bënë asgjë. Si mund ta lësh një nënë pa bir, ku do të rritemi ne në këtë Shqipëri. I lënë fëmijët të vdesin, kjo është Shqipëria. Kur ky shtet do kujdeset për fëmijët”, tha ajo.
I mitiuri Leo Sadiku vdiq më 8 janar të vitit 2025 në QSUT.
Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments