Tiranë, Shqipëri | Në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të të një pallati ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shkuan në vendin e ngjarjes dhe hapën me forcë derën, pasi nuk kishte njëri në banesë.
Ata konstatuan se në ballkonin e kësaj banese ishte dëmtuar xhami dhe vetrata e ballkonit nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments