top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: U ARRESTUA HAMËZ BYTYÇI (BYTYQI) NGA KOSOVA | AKUZOHET PËR MASHTRIME FINANCIARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:

1- Z. Hamz Bytyçi, me moshë 41 vjeç, qytetar i Republikës së Kosovës.

 

Ai akuzohet për mashtrime financiare.

Ai ofronte kontrata të rreme (fiktive) pune në shtete të ndryshme, kundrejt një pagese prej 1000 deri në 1500 eurosh.

 

Njoftim | Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë 3 muajve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, mbi kallëzimet e bëra nga disa shtetas, për mashtrim me kontratat e punës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Premtimi”.

 

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi kosovar:

 

H. B., 41 vjeç, banues në Kosovë.

 

Nga hetimet ka rezultuar se 41-vjeçari premtonte kontrata pune në shtete të ndryshme, kundrejt pagesës që varionte nga 1000 deri në 1500 euro, nëpërmjet mashtrimit. Gjatë muajit prill 2025, ky shtetas, nëpërmjet kësaj mënyre mashtrimi, iu ka marrë para, 3 shtetasve.

 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga ky shtetas dhe për identifikimin e shtetasve me të cilët ai mund të ketë bashkëpunuar.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page