Kodra e Priftit, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Hekuran Gjoni, me moshë 74 vjeç, i cili, dyshohet ishte në gjendje të dehur.
Ai akuzohet se goditi me thikë për vdekje djalin e tij, Asim Gjoni, me moshë 37 vjeç, baba i dy fëmijëve. Ata banonin në të njëjtën banesë.
Viktima u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Dyshohet se krimi ngjau për motive të dobta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments