TIRANË: U SHOQËRUA NË KOMISARIAT MERSON FERIZAJ | NJË PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT (RRUGOR) E AKUZON SE NUK IU BIND DHE USHTROI DHUNË VERBALE DHE FIZIKE NDAJ TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan:
1- Z. Merson Ferizaj (punonjës i Forcave Ushtarake).
Njoftim | Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore.
Shtetasi M. F. është shoqëuar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentáře