top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TIRE ALLDERVISHI DOLI NGA BURGU | GJYKATA E TIRANËS MORI VENDIM PËR TË AKUZUARIT QË U ZHVATNIN TË HOLLA PACIENTËVE TEK SANATORIUMI GJATË PERIUDHËS SË COVID-19.

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Tiranës ka marrë vendim për të akuzuarit që u zhvatnin të holla pacientëve tek Sanatoriumi, skandal i ndodhur gjatë periudhës së COVID-19.

 

Gjykata ka dënuar me 4 vite burg sanitaren Tire Alldervishi,  por duke qenë se ekzekutimi i këtij dënimi ka filluar që nga dita që është arrestuar, 12 janar 2021, togat e zeza urdhëruan pezullimin e dënimit me burg për 11 muajt e mbetur.

 

Për këtë arsye, është vendosur që e pandehura të vihet në shërbim prove për 22 muaj me kusht që gjatë kohës së provës, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

 

Infermeret Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj që u akuzuan për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre, janë deklaruar të pafajshme.

 

E pafajshme është shpallur edhe sanitarja Rukije Hoxhaj.

 

Më datën 28.11.2020, nëna e kallëzueses, shtetases Eltjana Sinanaj, është shtruar te Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me Covid19.

 

Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

 

Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.

 

Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin së ëmës, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara.

 

Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal, i ka thënë që meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

 

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

 

Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo, sepse e ëma i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

 

Nëna e kallëzueses kurohej në katin e dytë, në dhomën 30. Ajo ka mesazhet e së ëmës, e cila i ka pohuar që i kanë larguar karrigen e ushqimit që të mos hante se kishin merak se mos e ndërronin dhe i kanë thënë: “Vetëm lëngje do të pish dhe do të hash, vetëm kur të themi ne”.

 

Në një rast ka marrë një shumë prej 7000 lekësh dhe i ka thënë që për atë janë pak për atë natë dhe që kallëzuesja i kishte premtuar, sipas saj, që do ta rregullonte dorën.

 

I ka thënë që t’i thotë sa do, se do t’ia japë në mëngjes, vetëm t’i rrijë mamit afër. Këtë gjë e ka të faktuar me anë të mesazheve në “WhatsApp”.

 

Mami i ka thënë disa herë që atje nuk i bëjnë shërbim. Kallëzuesja ka kërkuar për të takuar ndonjë doktor apo infermier tjetër në këtë spital, por nuk i kanë dalë, vetëm një ditë që i ka gjetur të ulur në lokal dhe ka pyetur për gjendjen e mamit, por asnjëri nuk i ka kërkuar ndonjë shumë lekësh.

 

Ajo ka biseduar me një infermiere, e cila, quhej Bona, që i ka thënë që nuk kërkon asnjë shumë parash për shërbimet e saj.

 

Në datën 20 dhjetor, pasi e ka kuptuar që paratë nuk i merrnin infermierët dhe doktorët, por i merrte Tire Alldervishi, kallëzuesja ka biseduar me Tiren, ku i ka thënë që t’i kthejë shumën e lekëve që ka marrë prej saj, pasi paratë i kishte marrë të gjitha për vete. Tirja nuk i ka kthyer fare përgjigje.

 

Shuma totale që kallëzuesja i ka dhënë shtetases Tire Alldervishi është rreth 800 000 lekë te rinj, duke mos përshirë ilaçet.

 

Për këto para ajo është detyruar të marrë borxhe dhe të kërkojë nëpër shokë, pasi e kishte shumë të vështirë për t’i gjetur.

 

Më datën 25.12.2020 nëna e saj ka ndërruar jetë gjatë natës. Këtë gjë e ka marrë vesh nga një telefonatë nga reaminatori i spitalit.

 

Kallëzuesja dyshon që mami i saj mund të ketë ndërruar jetë edhe prej keqshërbimit, sepse ajo ka mesazhe të mamit, e cila i thotë që të mos bëjë shumë zë, sepse po i bërtasin atje.

 

Pas kësaj ka pritur që ta lajmëronin për situatën. Pas shumë telefonatash ku i pyet a është në spital apo në morg, i thanë që mamin e kanë shoqëruar drejt morgut që nga ora 07:30 e mëngjesit.

 

Nuk i japin ndonjë informacion nëse do ta bëjë ajo varrimin apo do ta bënte morgu, siç bëhet në raste të tilla.

 

E kam marrë nga morgu vetë nënën e saj pasi nuk u interesua askush dhe ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit edhe pse kjo gjë duhet të bëhej nga shteti. Për këtë gjë ajo është paraqitur në datën 08.01.2021 te “Stopi”, ku u ka shpjeguar situatën.

 

Në datën 11.01.2021 ka vendosur pajisjet e emisionit për të bërë përgjimin e bisedës me shtetasen Tire Alldervishi.

 

Në bisedën e regjistruar ajo pranon dhe pohon çdo gjë. Tek emisioni e ka shpjeguar dhe me detaje të gjithë ngjarjen.

 

Njoftim | Për këto arsye: Gjykata, bazuar në nenin 143/1 i Kodit Penal, nenet 375, 379, 384, 388/1/b[1] të K.Pr.Penale,

 

V E N D O S I:

Ndryshimin e cilësimit ligjor të faktit penal në ngarkim të të pandehurës T. A., dhe deklarimin e saj fajtore për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i K. Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 4 (katër) vjet[2] burgim.

 

Ekzekutimi i këtij dënimi fillon ditën e ndalimit të saj, kryer në datën 01.2021, për llogari të këtij proçedimi penal.

 

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj),  dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

 

Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet e pandehura, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

 

Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, e pandehura detyrohet të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe sistematike me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.

 

Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, e pandehura detyrohet të marrë pëlqimin e zyrës së shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, për lëvizjet jashtë vendit, si dhe ato të shpeshta brenda vendit.

 

Afati i provës fillon nga e nesërmja që ky vendim të marrë formë të prerë.

 

Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës, Tiranë.

 

Deklarimin e pafajshme për të pandehurën M. B., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” ,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.

 

Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Sh. K., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” ,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.

 

Deklarimin e pafajshme për të pandehurën S. Ç., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.

 

Deklarimin e pafajshme për të pandehurën E. J., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 të K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.

 

Deklarimin e pafajshme për të pandehurën Gj. H., për veprën penale të “Mashtrimit”  të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.

 

Deklarimin e pafajshme për të pandehurën R. H., për veprën penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2/3 – 25 te K.Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 e 25  i K.Penal.

 

Shpenzimet proçedurale gjatë fazës së hetimit dhe ato gjyqësore vihen pjesërisht në ngarkim të të pandehurës T.A., dhe pjesërisht në ngarkim të organit të prokurorisë.

 

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.

 

U shpall, sot në Tiranë, në datë 27.12.2024.

[1] 388/1/b  fakti nuk përbën vepër penale;

[2] Neni 143 K.Penal

(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 36/2017, datë 30.3.2017).

Përvetësimi i pasurisë private ose publike nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vete ose persona të tjerë, përbën veprën penale të mashtrimit dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page