
Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Kostika Ruko, me moshë 29 vjeç, kishte mbetur i plagosur me thikë pasditen e kësaj të premteje (7 shkurt 2025), tek vendi i njohur si “Liceu”.
Ai është paraqitur në spital rreth orës 17:10 dhe dyshohet se është qëlluar me thikë nga 2 persona ende të paidentifikuar.
Ai gjendet në repartin e reaminacionit në spitalin e Korçës me dëmtime nga thika, në bark edhe në krahë.
Në deklarimin e parë ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka mbërritur në spital.
Sipas informacioneve grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lajm në përditësim, ...
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios