TOPAKËMBASI BLEDAR HAJDARI ME MOSHË 28 VJEÇ VDIQ NË FUSHËN E LOJËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjatë zhvillimit të ndeshjes së topakëmbasit (gjysmëfinale) të kampionatit amator 9x9 mes ekipeve Klubi i Futbollit Dajti (FC Dajti) dhe Klubi i Futbollit Luminesa (FC Lumninese) topakëmbasi Bledar Hajdari me moshë 28 vjeç vdiq në fushën e lojës.
Paraprakisht dyshohet se i ndjeri pësoi sulm në zemër (atak kardiak) por do të jenë hetimet penale ato që do të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.
Ngushëllime të afërmve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments