
Vlorë, Shqipëri | Lojtari i (topakëmbasit) futbollit Sodiq Atanda, lojtar i ekipit të “Flamurtarit”, me moshë 31 vjeç, me shtetësi nigeriane, u sulmua dhe u plagos me mjet prerës (dyshohet armë e ftohtë e llojit thikë).
Ai u transportua në spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Kumtohet se subjektet që ndërmorën aktin kriminal kundër z. Atanda nuk janë identifikuar.
Autoritetet vendore të hetimit penal po investohen për zbardhjen e identiteteve të tyre dhe njëkohësisht për dokumentimin shkresërisht të këtij akti kriminal kaq të rëndë.
Lajm në përditësim, …👇👇👇
Njoftim | Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane.
Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.
Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç.
Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Lajm në përditësim, …👇👇👇
Në lidhje me këtë ngjarje kriminale ka reaguar edhe klubi sportiv i “Flamurtarit”.
Deklaratë | Lidhur me lajmin e publikuan ne media mbi sulmin kunder futbollistit tone Sodiq Atanda, kerkojme te saktesojme se futbollisti nuk ka asnje demtim.
Fatmireshisht eshte nje ngjarje e mbyllur pa asnje demtim fizik dhe futbollisti gezon shendet te plote.
Agresori eshte nje person me probleme te shendetit mendor.
Shënim: Gabimet drejtshkrimore të gjuhës shqipe nuk janë të Agjencisë Telegrafike Vox (Voks), por, të subjekteve që botuan deklaratën e klubit sportiv “Flamurtari” në rrjetin social virtual “Facebook”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments