
Uashington, Amerikë | Të paktën 14 veta kanë vdekur si pasojë e stuhive të dhunshme dhe tornadove që kanë goditur Shtetet e Bashkuara qendrore dhe jugore.
Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale.
Zyrtarët e shtetit të Misurit kanë konfirmuar 11 vdekje të lidhura me stuhinë, sipas një deklarate të botuar në rrjetin social virtual Iks (X).
Tre veta vdiqën në Arkansas - aty pranë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios