TOYOTA PRODHON AUTOMJETIN HËNOR “LUANAR CRUISER” | DO TË FUNKSIONOJË ME ENERGJI DIELLORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 30, 2023
- 1 min read

Tokio, Japoni | Toyota, prodhuesi më i madh i makinave në botë, ka në plan të përdorë teknologjinë e karburantit rigjenerues për roverin e saj hënor, i planifikuar të nisë deri në fund të dekadës në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze të Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA).
Roveri, me nofkën “Lunar Cruiser”, do të përdorë energjinë diellore përmes elektrolizës duke ndarë ujin në hidrogjen dhe oksigjen gjatë ditëve të zgjatura hënore, të cilat, do të ruhen në qelizat e karburantit për të fuqizuar automjetin gjatë natës. Toyota shpreson që kjo teknologji të lehtësojë eksplorimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë në Hënë, dhe potencialisht të fuqizojë automjetet e ardhshme në Tokë. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments