top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRAGJEDI NË FUSHË PREZË: ENEJDI LAÇI + ERILDI LAÇI + ANDI LAÇI + ENRIKEJD KURTI U PËRFSHINË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | VDIQËN TË DJEGUR NË AUTOMJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 20
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Një aksident tragjik automobilistik ngjau në Fushë-Prezë.

 

Të vdekur mbetën:

1- Z. Enejdi Laçi.

2- Z. Erildi Laçi.

3- Z. Andi Laçi.

4- Z. Enrikejd Kurti.


Ata ishin me origjinë nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Ata po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, pasi z. Erild Laçi kishte ardhur nga Gjermania.


Automjeti ku udhëtonin të ndjerët u përplas me një autobetoniere në Fushë-Prezë, por jo vetëm, automjeti më pas mori flakë.

 

Drejtuesi i autobetonieres pas aksidentit automobilistik u largua nga vendi i ngjarjes por u shoqërua më vonë nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.


Familjarët e tyre (tejet të tronditur nga humbja e madhe) nuk i kanë marrë ende trupat nga morgu për shkak të procedurave ligjore.

 

Në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës ka pllakosur heshtja dhe zia pasi kuja për 4 të vdekurit shkon në kupë të qellit.


Agjencia Telegrafike Vox (Voks) u shpreh ngushëllimet më të ndjera të prekurve shpirtërisht nga kjo tragjedi.

 

Njoftim | Tiranë/Informacion paraprak.

 

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

 

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

 

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi.
Vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page