TRANI: ROSA MASTROTOTARO DHE MARGHERITA DI LIDDO VDIQËN NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK (ISHIN NËNË E BIJË; BIJA ISHTE SHTATZËNË NË MUAJIN E SHTATË) | 2 VETA TË TJERË GJENDEN NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 2 min read

Trani, Itali | Dy gra, njëra prej tyre shtatzënë, kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pulia, në rrugën që lidh Andrinë me Bishelien (Bisceglie), pranë Tranit.
Viktimat do të jenë nënë e bijë, 63 vjeçe dhe 32 vjeçe; kjo e fundit ishte shtatzënë në muajin e shtatë.
Automjeti me të cilin ato udhëtonin është përplasur me një makinë të vogël dhe më pas përfundoi e përmbysur.
63-vjeçarja Rosa Mastrototaro dhe 32-vjeçarja Margherita Di Liddo u transportuan në spital ku vdiqën për shkak të plagëve të marra.
Policia po heton për zbardhjen e dinamikës së aksidentit fatkeq automobilistik.
Përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar fëmijën ishin të kota.
Babai i së resë, i cili, udhëtonte me to në automjet, gjendet i shtruar në departamentin e Ortopedisë, në spitalin Dimikoli (Dimiccoli), në Barletta, me frakturë dhe dislokim të femurit.
Nga përplasja mes dy automjeteve të përfshira në aksident mbetur i plagosur edhe një 65-vjeçar nga Andria, i cili, po vëzhgohet në Bonomo. Ai ka brinjë të thyera dhe të nxira në fytyrë.
Automjetet e përfshira janë sekuestruar dhe nuk përjashtohet mundësia që Prokuroria e Tranit të hapë hetime penale paraprake dhe të urdhërojë autopsinë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント