Tiranë, Shqipëri | Tre autobusë të linjës së “Ish-uzinës së Autotraktorëve” u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës.
Në momentin e ngjarjes, autobusët kanë qenë të parkuar. Dëmet materiale janë të mëdha pasi ata pothuajse janë shkrumbuar.
Njoftim | Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera (autobusë linje).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires