top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRE DREJTORË U SHKARKUAN NË KËSHILLIN E SIGURISË KOMBËTARE TË SHBA-së | SHKARKIMI VJEN PASI PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) U TAKUA ME INFLUENCUESEN E EKSTREMIT TË DJATHTË LORA LUMËR (LAURA LOOMER).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë thuhet se ka shkarkuar të paktën tre zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) u takua dje me komentuesen dhe influencuesen e ekstremit të djathtë Lora Lumër (Laura Loomer), në Zyrën Ovale.

 

Burime anonime i thanë trensmetuesit televiziv “CNN”, duke shtuar se pushimet nga puna ishin pasojë e drejtpërdrejtë e intervistës.

 

Burimet nuk specifikuan nëse zëvendës-këshilltari Aleks Uong (Alex Wong), një nga zyrtarët që zbh. Lumër (Loomer) kritikoi ashpër gjatë takimit me presidentin, ishte shkarkuar gjithashtu.

 

Në vend të kësaj, rolet e z. Barin Uollsh (Brian Walsh), një prej drejtorëve për inteligjencën ishin përfunduar; Tams Budrai (Thomas Boodry) drejtor i çështjeve legjislative; dhe Deivid (David) Feith, drejtor i teknologjisë dhe sigurisë kombëtare.

 

Burime anonime i thanë entit mediatik “New York Times”, gjatë takimit znj. Lumër (Loomer) i kërkoi presidentit Tramp (Trump) të pushonte anëtarët e stafit, të cilët, sipas saj, nuk ishin mjaftueshëm besnikë ndaj administratës.

 

Ekspertja dhe ndikuesja thuhet se mbërriti në Zyrën Ovale me disa dokumente, duke sulmuar personalisht dhe vënë në dyshim besnikërinë e disa zyrtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përballë këshilltarit Maik Uollc (Mike Waltz), i cili, mori pjesë në takim.

 

Një nga burimet që foli për portalin informativ “Axios” megjithatë saktësoi se masa do të “përcaktohej si një veprim anti-neokonist, duke iu referuar neokonservatorizmit amerikan.

 

Sipas zyrtarit të paidentifikuar, gjatë bisedës së saj me presidentin Tramp (Trump) znj. Lumër (Loomer) tha se ishte e zemëruar që neokonsët ishin në gjendje të kalonin procesin e verifikimit dhe të merrnin pozicione në administratë, duke iu referuar politikës së jashtme ndërhyrëse që shpesh lidhet me administratën e ish-presidentit Bush.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page