
Bruksel, Blegjikë | Ishte 24 shkurt 2022 kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, duke ndryshuar trajektoren e Evropës dhe Perëndimit.
Sirenat e sulmit ajror bien për herë të parë në Kiev: Presidenti rus e justifikoi pushtimin si operacion special për të denazifikuar dhe çmilitarizuar Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa qëndrojnë pas presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
Ky është historiku i më shumë se tre viteve të luftës.
1- 26 shkurt 2022 - 1 mars 2023. OKB-ja dënon pushtimin rus, Uashingtoni dhe Brukseli vendosin sanksionet e para të paprecedentë ekonomike kundër Moskës.
2- Mars 2022. Forcat ruse përparojnë në juglindje; më 2 mars ata morën Kherson-in, në rrugën për në Odessa. Por në Kiev, ku Putini kishte përqendruar shumicën e trupave të tij, ushtarët e Putinit u bllokuan dhe u shtynë prapa.
3- 3 prill 2022: Forcat ukrainase zbuluan prova të përdhunimeve, torturave, ekzekutimeve të shkurtra dhe rrëmbimeve të fëmijëve në Bukha, të cilat, do të bëhen objekt i një urdhër-arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin Putin me akuza për krime lufte.
4- 14 prill 2022: Kryqëzori Moskva, flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, goditet dhe fundoset nga një raketë ukrainase Neptun. Kjo është e para në një seri të gjatë goditjesh të pësuar nga Marina Ruse.
5- 20 maj 2022: Forcat ruse kapin Mariupolin, duke përfunduar lidhjen territoriale me Gadishullin e Krimesë.
6- 22 qershor 2022: Mes luftimeve, liderët evropianë i japin Kievit statusin e një kandidati zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
7- 29 gusht 2022: Ukraina nis një kundërofensivë të parë të befasishme në Donbass, më vonë duke rimarrë Kherson dhe qendra të tjera urbane në tetor.
8- 23 shtator 2022. Rusia shpall aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës (Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson) përmes referendumeve të cilësuara si të paligjshme nga komuniteti ndërkombëtar.
9- 20 shkurt 2023: Viti i dytë i luftës hapet me vizitën historike të presidentit amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) në Kiev, i cili, rifilloi mbështetjen për përpjekjet e mbrojtjes ukrainase dhe shpall sanksione të reja ndaj Moskës.
10- 30 maj 2023: NATO rrit shpërndarjen e pajisjeve të avancuara ushtarake dhe ndihmës humanitare në Ukrainë.
11- 23 qershor 2023. Udhëheqësi i grupit paraushtarak rus Wagner, Jevgeni (Yevgeny) Prigozhin, tenton rebelim me një marshim drejt Moskës që përfundon në kaos dhe ndezi një krizë të brendshme. Në muajin gusht ai ishte viktimë e një aksidenti misterioz avioni.
12- 1 nëntor 2023: Gjenerali ukrainas Valeri Zaluzhni (Valery Zaluzhny) deklaron se konflikti ka hyrë në ngërç.
13- 24 prill 2024: Uashingtoni ngre nivelin e ndihmës ushtarake për Kievin me raketa me rreze të gjatë dhe shpall një paketë mega-ndihme prej 60 miliardë dollarësh.
14- 12 gusht 2024: Ukraina nis një sulm të befasishëm në territorin rus në rajonin e Kurskut.
15- Tetor 2024: Rreth 10000 ushtarë të Koresë së Veriut mbërritën në frontin e Donbasit si rezultat i një pakti midis presidentit Putin dhe Phenianit, Kim Jong Un.
16- 12 shkurt 2025: Përparimi i z. Tramp (Trump); presidenti i ri amerikan ka një telefonatë të gjatë dhe shumë productive me presidentin Putin për të nisur negociatat e paqes.
17- 14 shkurt 2025: Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti Zelenski thotë se është i hapur për vendosjen e trupave paqeruajtëse.
18- 17 shkurt 202: Në Riad zhvillohen bisedimet e para mes Uashingtonit dhe Moskës.
Në të njëjtën kohë, udhëheqësit evropianë po takohen në Paris për një samit urgjent, por të çarat e para po shfaqen për vendosjen e paqeruajtësve të mbështetur nga presidenti francez Emanuel Makron.
19- 28 shkurt 2025: Përplasja epokale mes presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Volodimir Zelenski në Zyrën Ovale shpaloset drejtpërdrejt në TV, duke lënë të habitur aleatët perëndimorë.
20- 2-6 mars 2025: Së pari në Londër dhe më pas në Bruksel, aleatët formuan një front të përbashkët rreth Ukrainës, ndërsa përpiqen të rregullojnë gardhet me presidentin Tramp (Trump) dhe të marrin pjesë në negociata.
Bashkimi Europian shpall planin e riarmatimit me vlerë mbi 800 miliardë euro. Por vija e kuqe mbetet një: garancitë që do t'i ofrohen Kievit.
21- 11 mars 2025: Në bisedimet në Xhedah (Jeddah), Ukraina mbështet propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim 30-ditor dhe presidenti Tramp (Trump) njofton se së shpejti do të dëgjojë nga presidenti Putin: “Topi është në fushën e Moskës”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires