top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TREGJET GLOBALE TË AKSIONEVE RANË; BURASAT E FRANKFURTIT; MILANOS; LONDRËS; PARISIT; MADRIT MORËN TATËPJETËN | PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) DEKLAROI: ËSHTË KOHA PËR T'U PASURUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 4
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Një tjetër ditë paniku në tregjet botërore, me luftën tregtare të shpallur nga presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) duke fundosur bursat dhe duke bërë që Piazza Affari të përjetojë një nga të premtet më të zeza në historinë e saj, me indeksin Ftse Mib që humbi mbi 7% gjatë seancës, si dita e sulmit ndaj Kullave Binjake më 11 shtator 2001.

 

Hakmarrja e Kinës kundër tarifave amerikane ka shkaktuar një shitje paniku të përhapur kudo nga Azia në Uoll Strit (Wall Street), me indekset e frikës (Indeksi i paqëndrueshmërisë) që regjistrojnë rritjen e tyre më të madhe që nga kolapsi i sektorit bankar në vitin 2023.

 

Si pasojë Evropa dogji 819 miliardë të tjerë, pas 422 të enjtes.

 

Piazza Affari, një listë me në qendër bankën, është ajo që e ka pësuar më shumë, duke u mbyllur me 6.53 %.

 

Por cunami goditi gjithashtu Londrën (-4.95%), Parisin (-4.26%), Frankfurtin (-4.95%) dhe Madridin (-5.8%), rënia më e keqe javore që nga shpërthimi i pandemisë Covid pesë vjet më parë.

 

Anasjelltas, obligacionet u rritën, ndërsa nafta arriti në nivelet më të ulëta të katër viteve, me kryetarin e Rezervës Federale, Xherom Pauëll (Jerome Powell), duke sinjalizuar se dëmi ekonomik nga një luftë tregtare do të jetë më i rëndë se sa pritej, me efekte të mundshme të rritjes së çmimeve dhe ngadalësimit të rritjes.

 

Por fjalët e z. Pauëll (Powell), të cilat, sinjalizuan se banka qendrore do t'i përgjigjet një goditjeje të vazhdueshme inflacioniste, nuk e siguruan tregun që zgjati humbjet.

 

S&P 500 po shkon drejt kolapsit më të keq që nga Covid në muajin mars të vitit 2020, me një rënie prej 4% dhe Nasdaq 100 hyn në një treg “Bear”, duke fshirë pothuajse 6000 miliardë dollarë nga kulmi i standardit teknologjik.

 

Vix, i cili, përdoret për të treguar paqëndrueshmërinë, veçanërisht të indeksit S&P 500, është rritur mbi 40 pikë, një shenjë e pasigurisë dhe frikës që kalon nëpër tregje.

 

Nafta ka rënë me rreth 14% në disa seanca në rreth 62 dollarë për fuçi, dhe ka nga ata që po grumbullojnë letra me vlerë të thesarit, duke i ulur yield-et.

 

Kjo është pavarësisht se ka edhe disa njohuri pozitive, si rritja e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara duke mposhtur parashikimet në mars.

 

Por tregjet e aksioneve nuk po shikojnë në pasqyrën e pasme: “Është shpejtësia, gjerësia dhe pasojat e mundshme të ndryshimeve politike që drejtojnë tregjet”, kujton një menaxher.

 

Politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë. Ky është një moment i mrekullueshëm për t'u pasuruar, për t'u pasuruar më shumë se kurrë”, është mesazhi i ditës i presidentit Tramp (Trump) i nisur në platformën e tij sociale virtuale, ndërsa stuhia po shpërtheu në të gjitha tregjet.

 

Disa menaxherë cinikë bien dakord: “Janë aksionet dhe indekset me performancën më të mirë që bien më shumë, si bankat, sepse këtu mund të marrin fitimet investitorët. Por më lejoni të jem i qartë dhe ta them me bindje: për investitorët afatgjatë, ky kolaps krijon shumë mundësi blerjeje”.

 

“Kjo do të ishte koha e përsosur për të ulur normat për kryetarin e Fed-it, Xherom Pauëll (Jerome Powell).

 

Çmimet e energjisë po bien, inflacioni po bie me çmimin e vezëve me 69%. Vendet e punës po rriten.

 

Nëse Uashingtoni vazhdon në këtë rrugë, ne rrezikojmë të një kolapsi të ri tregu të hënën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page