top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRENI I PARË LUKSOZ I PROJEKTUAR DHE NDËRTUAR TËRËSISHT NË ITALI NIS UDHËTIMET E TIJ | QUHET “LA DOLCE VITA ORIENT EXPRESS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 1 min read

Romë, Itali | Treni i parë luksoz i projektuar dhe ndërtuar tërësisht në Itali nis udhëtimet e tij.

 

Treni quhet “La Dolce Vita Orient Express” dhe u përurua sot në stacionin Ostiense të Romës.

 

Udhëtimi i parë i planifikuar për 4 prill 2025 me destinacion Montalçinon (Montalcino).

 

Vagonat, të ndërtuar nga Arsenale dhe Orient Express me mbështetjen e Fondazione Fs italiane dhe Fs treni turistico italiani, do të udhëtojë nëpër 14 rajone italiane me tetë itinerare të dizajnuara për turizëm ndërkombëtar të nivelit të lartë.

 

Destinacionet shtrihen nga Venecia në Portofino, nga Siena në Sassi të Materës (Matera), nga vreshtat e Montalçinos (Montalcino) në rrugën e tartufit drejt Nica (Nizza) Monferrato, deri në ndalesat siciliane të Katanias (Catania), Palermos dhe Taorminës (Taormina).

 

Treni përbëhet nga 31 kabina, duke përfshirë 18 suita dhe 12 vagonë luksozë, përveç suitës “La Dolce Vita”.

 

Bëhet fjalë për vagona të cilët, pasi kanë arritur në fund të ciklit të tyre jetësor, i janë nënshtruar një procesi të plotë restaurimi dhe rimodelimi, me ndërhyrjet e kryera midis Cpl të Brindizit dhe Omerit të Carinit (Palermo).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page