Fshati Rrajë, Tropojë, Shqipëri | Z. Ardian (Kuka) Pepkolaj, me moshë 24 vjeç u vra me armë të ftohtë (thikë).
Të plagosur mbetën edhe 2 veta të tjerë si pasojë e një sherri me armë të ftohte (thika) e sende të forta, sherr i ndodhur pasditen e djeshme (11 korrik 2024) në një lokal në fshatin Rrajë, të Fierzës, në Tropojë.
Ndër të plagosurit janë:
1- Vëllai i tij, z. Valentin (Valmir) Kuka (Pepkolaj).
2- Z. Shkëlzen Kuka (Pepkolaj).
Në kërkim policor u shpall autori i dyshuar i quajtur Saimir Sadikaj.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan pesë veta (shokët e tij), të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
Njoftim | Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.
2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S., thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments