top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TRUPA E GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ZHVILLOI NJË TAKIM ZYRTAR PUNE ME KREUN E DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË SHQIPËRI AMBASADORIN SILVIO GONXATO (GONZATO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë zhvilloi një takim zyrtar pune me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadorin Silvio Gonxato (Gonzato).

 

Duke e vënë theksin në rëndësinë që mbart realizimi me sukses i reformave, si dhe niveli i ndërveprimit me autoritetet publike, ambasadori Gonxato (Gonzato) shprehu vlerësimet e tij pozitive për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të RSh-ës.

 

Ai theksoi se Bashkimi Europian do të vijojë që të mbështes Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi.

 

Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese në ruajtjen e pavarësisë dhe eficiencës së saj.


Hapja e negociatave për Shqipërinë që ka nisur me kapitullin 23 ‘Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore’, është tregues se sa i rëndësishëm është roli i drejtësisë efektive dhe respektimi i të drejtave themelore në këtë fazë të re për Shqipërinë.


Në këtë proces të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Gjykata Kushtetuese ka rol thelbësor, pasi garanton balancimin e pushteteve, verifikon respektimin e shtetit të së drejtës dhe jep drejtësi për qytetarët”, tha ambasadori Gonxato (Gonzato).

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ndau me ambasadorin Gonxato (Gonzato) disa prej arritjeve më të spikatura të Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe, si marrja e kryesisë së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një vlerësim të gjykatës sonë nga simotrat e saj evropiane, por edhe si një angazhim të shtetit shqiptar për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

 

Shtimi i ankimeve kushtetuese individuale është tregues i rritjes së besimit të qytetarëve te kjo Gjykatë, sikundër edhe i rritjes së ndërgjegjësimit dhe kulturës juridike.


Si gjykatë e të drejtave të njeriut, dhënia e drejtësisë kërkon respektimin e garancive procedurale për mbrojtjen e të drejtave themelore kushtetuese.


Respektimi i këtyre garancive i jep kredibilitet drejtësisë dhe institucioneve të saj. Gjykata synon të japë mesazhin për qytetarët se ata nuk janë një palë më e dobët se sa shteti dhe se barazia përpara ligjit mbetet themeli i një drejtësie të drejtë”, tha kryetarja Zaçaj.

 

Trupa e gjyqtarëve u ndal gjithashtu edhe në përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese për një gjykatë transparente dhe të qytetarëve, për të qenë e aksesueshme dhe funksionale në dhënien e drejtësisë kushtetuese për të gjithë qytetarët pa dallim.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page