top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TRURI NUK PLAKET MENJËHERË POR KA NJË PIKË TË NXEHTË | PLAKJA E TIJ LIDHET ME DIETËN DHE MËNYRËN E JETESËS.

Uashington, Amerikë | Truri nuk plaket menjëherë, por, ekziston një pikë e nxehtë që ndikohet veçanërisht nga vitet që kalojnë dhe ai është hipotalamusi.

 

Kjo u zbulua falë analizave gjenetike në trurin e minjve, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nature nga Instituti Allen në Seattle dhe financuar nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit.

 

Ajo që del në pah është se qelizat që preken më shumë nga plakja janë gjithashtu më të ndjeshme ndaj dietës dhe mënyrës së jetesës.

 

Të udhëhequr nga Hongkui Zeng, studiuesit aplikuan analiza gjenetike për studimin e qelizave të trurit të minjve të rinj dhe të vjetër, duke vëzhguar në veçanti 16 rajone që së bashku përbëjnë 35% të vëllimit të trurit të një miu.

 

Hipotalamusi, rajoni në bazën e trurit të miut që prodhon hormone vendimtare në kontrollin e funksioneve themelore, si temperatura, rrahjet e zemrës, gjumi, etja dhe uria, mbart kryesisht peshën kryesore të viteve.

 

Pikërisht këtu u vu re si reduktimi i funksionalitetit të neuroneve ashtu edhe rritja e inflamacionit.

 

Ata që preken janë neuronet e përfshira në disa forma të të mësuarit dhe kujtesës, në metabolizëm, në njohjen e aromave dhe marrjes së ushqimit, në homeostazën e energjisë dhe në mënyrën në të cilën trupi përdor lëndët ushqyese.

 

Për studiuesit, ky rezultat mbështet lidhjen e mundshme midis plakjes së trurit, dietës dhe mënyrës së jetesës.

 

Hipoteza jonë është se këto lloj qelizash bëhen më pak efikase në integrimin e sinjaleve ga mjedisi ose nga ajo që konsumojmë”, vëren autorja e parë e hulumtimit, Kelly Jin.

 

Kjo humbje e efikasitetit - shton ajo - kontribuon në një farë mënyre në atë që ne e njohim si plakje në pjesën tjetër të organizmit”.

 

Hapi tjetër, thonë studiuesit, do të jetë identifikimi i strategjive të bazuara në dietë dhe qasjeve terapeutike për të ndihmuar në mbajtjen e trurit të shëndetshëm në pleqëri.

 

Për drejtorin e Institutit Kombëtar për Plakjen e NIH, Richard J. Hodes, këto rezultate ofrojnë një hartë jashtëzakonisht të detajuar të qelizave të trurit që mund të preken më shumë nga plakja, e cila, është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për sëmundjen e Alzheimerit dhe shumë çrregullime të tjera shkatërruese të trurit.

 

Harta e re - shtoi ai - mund të sigurojë udhëzime për zhvillimin e trajtimeve të reja për sëmundjet e trurit të lidhura me moshën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page