TRËNDAFILAT E ELAGABALUSIT.
- Erton Duka
- Aug 3, 2023
- 2 min read

📜Titulli: Elagabalus' Roses
👨🎨 Autor: Sir Lawrence Alma-Tadema 🕰️ Viti: 1888
🏛️ Vendndodhja: koleksion privat (Vaj në pëlhurë 131,8×213,4 cm). Tiranë, Shqipëri | Piktura konsiderohet si kryevepra e Alma-Tadema, një piktor anglo-holandez i epokës viktoriane. Artisti ishte një studiues i madh i artit klasik romak dhe grek; nëpërmjet një studimi të thelluar të burimeve dhe gjetjeve arkeologjike. Falë disa udhëtimeve studimore që bëri në Romë, Firence, Napoli dhe Pompei, ai mundi të evokonte në pikturat e tij, në mënyrë të besueshme dhe të përpiktë, atmosferën e një bote të humbur. Në këtë pikturë të madhe, Alma-Tadema trajton një episod të raportuar në Historia Augusta (një përmbledhje e biografive të perandorëve romakë të shkruar nga autorë të ndryshëm), në lidhje me Elagabalusin, një figurë e diskutueshme që mbretëroi në një moshë të re midis 218 dhe 222. Perandori, i njohur për shthurjen e tij, organizoi një banket të pabesueshëm. Të fshehura cohë e madhe në tavan, Elagabalusi mblodhi një sasi të madhe petalesh trëndafili, të cilat ,papritmas, gjatë festës, i lëshoi në mënyrë spektakolare mbi të pranishmit. Piktori Alma-Tadema fikson pikërisht këtë moment. Hapësira pushtohet nga petalet dhe të ftuarit zhyten prej tyre. Reagimi i të pranishmëve është i butë dhe për shkak të hutimit të shkaktuar nga vera. Ne shohim Elagabalusin duke asistuar shfaqjen i shtrirë në triklinium, familjen e tij, disa zonja dhe një fyelltar të dyfishtë. Përtej skenës shohim një statujë të Dionisit. Puna i kushtoi piktorit një përpjekje të madhe, jo vetëm teknikisht por edhe ekonomikisht; Alma-Tadema kërkoi për disa muaj lloje të ndryshme trëndafilash për të krijuar pikturën në mënyrë realiste. Gjithçka në vepër është shumë e saktë dhe e realizuar sipas burimeve të studiuara nga piktori. Përveç efektit skenografik, ky episod fsheh edhe një tragjedi. Disa të ftuar, dukshëm të dehur, humbën jetën të mbytur nga petalet dhe të shtangur nga intensiteti i aromës.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments