top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

TUNIZI: PRESIDENTI SAIED SHPALLI FITOREN PA U SHPREHUR KOMISIONI QENDROR ZGJEDHOR | DEKLAROI SE DO TË PASTROJË TUNIZINË NGA TË KORRUPTUARIT DHE NGA KOMPLOTISTËT E HUAJ | RIVALI POLITIK ZAMMEL NË BURG.

Tunis, Tunizi | Sapo u bënë të ditura rezultatet e exit poll-it, duke e treguar atë në krye me 89.2% të votave.

 

Presidenti tunizian, Kaïs Saïed, në pritje të zyrtarizimit të fitores, falënderoi mbështetësit e tij në shtabin e fushatës së tij zgjedhore, i shoqëruar nga bashkëshortja.

 

Në televizionin kombëtar presidenti Saïed deklaroi se ajo që po përjeton Tunizia sot është përfundimi i revolucionit.

 

Ne do të ndërtojmë dhe ndërtojmë siç do populli dhe do ta pastrojmë vendin nga të gjithë të korruptuarit dhe komplotistët, dhe nuk e ekzagjeroj kur unë them komplotistët.


Populli tunizian ka demonstruar vetëdije të thellë dhe qëndrueshmëri të paprecedentë historike”, tha presidenti Saied, duke shtuar se Tunizia do të mbetet e pavarur dhe e lirë përgjithmonë, duke hedhur poshtë çdo ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

 

Duke iu rikthyer rezultateve të exit poll-eve, ai tregoi se do të duhet të presim ende rezultatet zyrtare të organit zgjedhor, edhe nëse rezultatet e këtyre instituteve të votimit janë afër realitetit në shumicën e vendeve.

 

Pas fjalimit të tij në selinë e tij, presidenti Saïed u përshëndet me një turmë në rrugën qendrore Habib Bourguiba të kryeqytetit, tashmë e tejmbushur nga mbështetësit e tij.

 

Megjithatë, dy kandidatët rivalë Ayachi Zammel dhe Zouhair Maghzaoui deklaruan se nuk e njohin rezultatin e exit poll-ve, të lexuar në televizionin kombëtar.

 

Z. Maghzaoui, ish-deputet i së majtës pan-arabe, admirues i brazilianit Lula, i treti me 3.9% sipas exit poll-it, siguroi nga selia e tij se sondazhet janë të gabuara dhe shërbejnë për të përgatitur terrenin që tunizianët të pranojnë rezultatet e mundshme, që do të shpallen nga Komisioni Zgjedhor.

 

Prandaj, mbetem i bindur se institucionet shtetërore do të shpallin rezultate të ndryshme nga ato të shpallura, sepse treguesit që ne kemi janë krejtësisht të ndryshëm”, tha ai, duke i bërë thirrje presidentit Kaïs Saïed të respektojë inteligjencën e tunizianëve.

 

Edhe ekipi elektoral i z. Ayachi Zammel, në burg që prej 2 shtatorit dhe i dënuar me disa vite burg për mbledhjen e firmave të rreme në dosjen e tij të kandidaturës, ka deklaruar se nuk njeh vlerësimet e exit poll-it që e shohin atë të dytën në vendin e 6-të, me 9% të votave.

 

Ai beson se televizioni kombëtar ka shkelur ligjin duke bërë publike rezultatet e këtij sondazhi me synimin për të ndikuar në opinionin publik.

 

Ekipi zgjedhor i z. Zammel njoftoi gjithashtu se është në pritje të publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve nga Autoriteti i Lartë i Pavarur që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 (20:30 në Shqipëri).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page