TURQI: 1418 TË ARRESTUAR | AKUZOHEN SE MORËN PJESË NË DEMONSTRATA TË PALIGJSHME PËR TË MBËSHTETUR KRYETARIN E ARRESTUAR TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EQREM IMAMOGLU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Që nga 19 marsi, 1418 të dyshuar janë arrestuar gjatë demonstratave të paautorizuara në disa qytete turke në mbështetje të z. Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit, i cili, u pezullua nga detyra pasi u arrestua për korrupsion dhe terrorizëm.
“979 të dyshuar janë aktualisht në paraburgim. 478 persona do të sillen sot në gjykatë për të vërtetuar ose jo paraburgimin e tyre”, tha ministri i Brendshëm Ali Jerlikaia (Yerlikaya) pas botimit të të dhënave për numrin e përgjithshëm të të arrestuarve gjatë demonstratave, ku u regjistruan përleshje midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários