top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI: KREU I AGJENCISË TURKE TË INTELIGJENCËS “MIT” IBRAHIM KALIN U TAKUA ME NJË DELEGACION TË HAMASIT; MBËSHTETJE PËR KAUZËN PALESTINEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Kreu i agjencisë turke të inteligjencës MIT, Ibrahim Kalin, u takua me një delegacion të Hamasit.

 

Kështu ka raportuar e përditshmja turke “Hurriyet”, duke sqaruar se në qendër të bisedimeve ka qenë situata në Rripin e Gazës.

 

Në veçanti, u diskutuan masat që mund të ndërmerren për dërgimin e ndihmave humanitare për popullsinë palestineze, si dhe përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e armëpushimit.

 

Z. Kalin konfirmoi mbështetjen e vendosur të Ankarasë për kauzën palestineze dhe refuzimin e saj ndaj çdo përpjekjeje të Izraelit për të aneksuar territoret palestineze, si dhe çdo zhvendosje të detyruar të popullsisë.

 

Ditët e fundit, Hamasi mori një propozim të ri izraelit për marrëveshje nga ndërmjetësit egjiptianë dhe katarë, i cili, ende është duke u vlerësuar.

 

Deri më sot, grupi islamik ka bërë të ditur se nuk është i gatshëm të pranojë asnjë marrëveshje të pjesshme dhe nuk dëshiron të negociojë çarmatimin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page