TURQI: KREU I PARTISË OPOZITARE OZGUR OZEL DEKLAROI SE 300 MIJË VETA DOLËN NË SHESHIN E STAMBOLLIT NË PROTESTË KUNDËR ARRESTIMIT TË KRYEBASHKIAKUT EKREM IMAMOGLU (RIVALI I PRESIDENTIT ERDOGAN).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 21
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare CHP tha se 300000 njerëz po merrnin pjesë në një demonstratë jashtë bashkisë së Stambollit për të protestuar kundër arrestimit të z. Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së qytetit të Bosforit, i cili, është në paraburgim me akuza për korrupsion dhe terrorizëm.
“Nëse provokoni me gaz lotsjellës dhe mjete sigurie, do të jeni përgjegjës për gjithçka që ndodh këtu, zoti prefekt! Ne jemi këtu me 300 mijë njerëz”, tha z. Ozgur Ozel gjatë protestës, e cila, u ndalua pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, raportojnë mediat turke.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários