TURQI (TÜRKIYE): 646 VETA NË SPITAL PËR HELMIM NGA USHQIMI | HËNGRËN QEBAP PULE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Ankara, Turqi | Mbi 600 persona kanë shkuar në spitalet në provincën e Kocaelit, në veri-perëndim të Turqisë, për helmim nga ushqimi pasi konsumuan qebap pule të blerë në të njëjtin vend.
Këtë e raportojnë mediat turke, duke cituar një deklaratë të guvernatorit të Kocaelit, ku saktësohet se tashmë 646 pacientë janë liruar, ndërsa dy të tjerë mbeten të shtruar në spital, por jo në rrezik për jetën.
Personat që kanë ngrënë qebapin në fjalë kanë ndjerë të përziera dhe dhimbje të forta stomaku.
Pas helmimit masiv me ushqim, autoritetet turke arrestuan dy pronarët e biznesit.
Nga kontrollet në ambiente rezultoi se nuk po respektoheshin standardet adekuate të higjienës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments