TURQI (TÜRKIYE): MBI 2.2 MILIONË QYTETARË DOLËN NË TUBIM KUNDËR ARRESTIMIT TË KRYETARIT TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EQREM IMAMOGLU (EKREM İMAMOĞLU).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Demonstrata e zhvilluar sot në Stamboll të Turqisë, për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Eqrem Imamoglu (Ekrem İmamoğlu) mblodhi qindra mijëra demonstrues në zonën e Maltepe.
Kjo mësohet nga videot e protestës të shpërndara në rrjetet sociale dhe në media.
Sipas z. Ozgur Ozel, kryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP), e cila, organizoi protestën, ishin të pranishëm 2.2 milionë njerëz.
CHP organizoi demonstratën për të protestuar kundër arrestimit të z. Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe kundërshtarit kryesor politik të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili, aktualisht ndodhet në burg për akuza korrupsioni dhe terrorizmi.
Vetë z. Imamoglu e shpërndau videon e demonstratës në kanalet e tij në rrjetet sociale, duke komentuar: “I dashur komb, mos e humb kurrë shpresën. Do të shihni se një grusht njerëzish që nuk kanë ndjenjën e së drejtës dhe ligjit do të humbasin, ndërsa kombi do të fitojë. Miliona njerëz mbrojtën të drejtat e tyre sot. Faleminderit Stamboll”.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, protestuesit kanë mbërritur në Maltepe me flamuj turq në duar, duke brohoritur parulla si “Të drejta, Ligj, Drejtësi” dhe “Dorëhiqe Qeveria”.
Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anka”, në skenë gjatë demonstratës kanë folur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut të Stambollit, Dilek Imamoglu, por edhe presidenti i CHP-së, z. Ozgur Ozel.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments