TURQI (TÜRKIYE): RRETH 15 MILIONË VETA VOTUAN NË ZGJEDHJET PARAPRAKE (PRIMARE) PËR KYETARIN E ARRESTUAR TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EQEREM IMAMOGLU (EKREM İMAMOĞLU).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Gati 15 milionë veta votuan për kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Stambollit, Eqerem Imamoglu (Ekrem İmamoğlu), në zgjedhjet paraprake të partisë kryesore opozitare, CHP, për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të planifikuara për vitin 2028.
“Zgjedhjet, ku z. Imamoglu ishte kandidati i vetëm, u mbajtën në të 81 provincat turke dhe votuan 14.85 milionë njerëz, përfshirë 1.6 milionë anëtarë të partisë kryesore opozitare CHP, e cila, është një forcë politike laike dhe e qendrës së majtë”, tha vetë CHP.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios