top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI: U ARRESTUA AVOKATI MEHMET PEHLIVAN; AVOKATI I KRYETARIT TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU | ODA E AVOKATËVE TË STAMBOLLIT: TË PAKTËN 3 AVOKATË U ARRESTUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 2 min read

Ankara, Turqi | Autoritetet turke kanë arrestuar z. Mehmet Pehlivan, avokatin e kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili, u arrestua vetë me akuza për korrupsion.

 

Këtë e ka bërë të ditur faqja e lajmeve “Cumhuriyet”, pa dhënë detaje të tjera.

 

Sipas Odës së Avokatëve të Stambollit, të paktën tre avokatë u ndaluan në arrestimet e bëra mbrëmë, ku përfshiheshin gjithsej rreth 100 persona, ndërsa protestat në solidaritet me kryebashkiakun e qytetit më të populluar të Turqisë vazhdojnë në të gjithë vendin.

 

Që nga fillimi i protestave në mbështetje të kryetarit të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në Turqi më 19 mars 2025, gjithsej 1879 persona janë arrestuar nga forcat e rendit.

 

Këtë e bëri të ditur dje ministri i Brendshëm turk Ali Jerlikaia (Yerlikaya) gjatë një konference për shtyp.

 

Përveç kësaj, gazetari i transmetuesit televiziv “BBC” Mark Louen (Lowen) u dëbua nga Turqia me akuzën e “kërcënimit të rendit publik” pasi u arrestua në Stamboll.

 

I njëjti transmetues e raportoi këtë, duke shpjeguar se z. Louen (Lowen) kishte qenë në Turqi për disa ditë për të mbuluar protestat në vazhdim.

 

Dje në mëngjes, sipas asaj që raportoi transmetuesi televiziv “BBC”, autoritetet turke e dëbuan korrespondentin Louen nga Stambolli, pasi e morën nga hoteli i tij dje dhe e mbajtën për 17 orë.

 

Dje në mëngjes atij iu dha një njoftim me shkrim për përjashtim për kërcënim të rendit publik”, shtoi transmetuesi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page