top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQIA PO SHIKON ROL NË SIGURINË EVROPIANE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Kryeministri polak Donald Tusk (majtas) dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan (djathtas) po japin një deklaratë për mediat në Ankara, më 12 mars 2025.
Kryeministri polak Donald Tusk (majtas) dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan (djathtas) po japin një deklaratë për mediat në Ankara, më 12 mars 2025.

Ankara, Turqi | Turqia është shfaqur si një partner kryesor i mundshëm në ristrukturimin e sigurisë evropiane, thonë diplomatët dhe analistët, ndërsa Evropa përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj dhe të gjejë garanci për Ukrainën sipas çdo marrëveshjeje të ardhshme armëpushimi të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.

 

Vendet evropiane janë të shqetësuara nga plani i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, i cili, ka përmbysur politikën e Uashingtonit, ka ndaluar izolimin e Rusisë me mundësinë e afrimit, ka grumbulluar presion mbi Kievin pas bisedimeve katastrofike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe ka rrezikuar lidhjet transatlantike.

 

Analistët thonë se shtytja e evropianëve për të ruajtur aftësitë ushtarake të Ukrainës dhe për të rënë dakord për garancitë e sigurisë, ndërkohë që rrit mbrojtjen e saj pa Uashingtonin, ka krijuar një mundësi të rrallë për Turqinë për të thelluar lidhjet me Evropën, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi sundimin e ligjit, çështjet detare me Greqinë dhe Qipron, dhe ofertën e Ankarasë për anëtarësimin e ngecur prej kohësh në Bashkimin Evropian.

 

Vendet evropiane që mendonin se kishin luksin për të përjashtuar Turqinë deri më sot, tani po shohin se nuk mund ta përjashtojnë më Turqinë”, tha z. Sinan Ulgen, një ish-diplomat turk dhe drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Politike të Jashtme (EDAM).

 

Duke folur pas bisedimeve me presidentin Erdogan në Ankara të mërkurën, kryeministri polak Donald Tusk tha se ai solli një propozim të qartë që Turqia të marrë përsipër bashkëpërgjegjësinë më të madhe të mundshme për paqen në Ukrainë dhe stabilitetin rajonal.

 

Një diplomat i lartë evropian tha se Turqia kishte pikëpamje shumë të rëndësishme për atë që nevojitet për paqen në Ukrainë.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte arritur të balanconte marrëdhëniet e tij midis presidentit Zelenski dhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë luftës - tha diplomati - kështu që ka kuptim ta kemi atë në bord”.

 

Turqia anëtare e NATO-s ka ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës. Ajo ka filluar të prodhojë avionët e saj, tanket dhe transportuesit detarë në vitet e fundit, dhe shet drone të armatosur globalisht, duke përfshirë Ukrainën.

 

Eksportet e saj të industrisë së mbrojtjes arritën në 7.1 miliardë dollarë në vitin 2024.

 

Në një stuhi bisedimesh dhe vendimesh që nga kthimi i presidentit Tramp (Trump) në muajin janar, disa vende evropiane diskutuan formimin e një koalicioni të të gatshëmve për të ndihmuar Ukrainën.

 

Franca ka ofruar të shqyrtojë shtrirjen e ombrellës së saj bërthamore tek aleatët.

 

Presidenti Erdogan dhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan kanë thënë se Evropa duhet të përfshijë Turqinë në ristrukturimin e arkitekturës së saj të sigurisë në një mënyrë të qëndrueshme dhe parandaluese.

 

Një zyrtar turk, i cili, kërkoi anonimitetin, tha se nuk kishte ende plane të qarta për një arkitekturë të re të sigurisë evropiane apo kontributet e mundshme të Turqisë në të, por disa hapa mund të çojnë përpara bashkëpunimin.

 

Në vend që të përfshihet Turqia në projekte në një mënyrë ‘a la carte’, do të ishte më logjike (për Evropën) të kërkonte partneritete në një mënyrë më holistike.

 

Për shembull, ata mund të fillojnë duke përfshirë Turqinë në programin e Mjetit Evropian të Paqes”, tha zyrtari për agjencinë e lajmve Rojtërs (Reuters), duke iu referuar një nisme të Bashkimit Evropian që mbështet Ukrainën.

 

Një zyrtar i Ministrisë turke të Mbrojtjes tha se Ankaraja dhe Evropa kishin interesa të përbashkëta, nga kundër-terrorizmi te emigracioni, dhe pjesëmarrja e plotë e Turqisë në përpjekjet e mbrojtjes së BE-së ishte kritike që Evropa të jetë një aktor global, duke shtuar se Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në formimin e kornizës së re të sigurisë.

 

Pavarësisht dritares së mundësisë, analistët thonë se qëndrimi i Turqisë ndaj Rusisë mbetet një provë, pasi Ankaraja refuzoi të vendosë sanksione pas pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe ende ndan lidhje të forta në energji, turizëm dhe tregti.

 

Çështja themelore që do të dalë përpara Turqisë është çështja e lidhjeve me Rusinë, sepse thelbi i kornizës së sigurisë së Evropës fillon duke e parë Rusinë si një kërcënim”, tha z. Ulgen, duke shtuar se Ankaraja duhet të zgjedhë një anë dhe pozicion ndaj Rusisë për të marrë një rol më të madh sigurie.

 

Turqia ka mbështetur ushtarakisht Ukrainën dhe ka shprehur mbështetje për integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.

 

Ajo priti bisedimet e paqes në javët e para të luftës dhe ofroi të presë bisedimet e ardhshme, ndërsa kërkon të ringjallë një marrëveshje për sigurinë lundruese të Detit të Zi.

 

Javën e kaluar, një burim i Ministrisë së Mbrojtjes turke tha se Turqia mund të konsiderojë të kontribuojë në një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, nëse shpallet një armëpushim.

 

Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Turqisë, Metin Gurak, mori pjesë në një takim të shefave të ushtrisë evropiane në Paris këtë javë dhe u takua me homologët nga Britania dhe Franca, të cilët, kanë diskutuar gjithashtu vendosjen e trupave.

 

Një tjetër diplomat evropian tha se ishte jetike që Turqia të merrte pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën.

 

Interesat e Erdoganit qëndrojnë tek ne tani, veçanërisht pasi ai nuk e ka më atë dinamikën e Rusisë në Siri”, tha personi, duke iu referuar mbështetjes së Rusisë ndaj ish-presidentit sirian Bashar al-Assad dhe Turqisë që mbështet rebelët e opozitës për vite me radhë.

 

Pra, në një farë mënyre, yjet janë në linjë që ata të luajnë një rol brenda garancive të ardhshme evropiane për Ukrainën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page