Nju Jork, ShBA | Vjenë, 25 qershor 1911 — Këtu janë marrë informacione të besueshme nga Shqipëria që thonë se situata atje është jashtëzakonisht kritike. Turqia ka grumbulluar 50 mijë trupa gjatë marshimit njëditor në kufirin malazez.
Z. Karl Krein (Charles Crane) nga Çikago, i cili sapo ka mbërritur në Vjenë nga Cetinja, pasi ka përshkuar Shqipërinë, i cilësoi kushtet si absolutisht të patolerueshme.
Turqit, thotë ai, po shkatërrojnë zona të tëra, po vrasin të burgosur, gra dhe fëmijë, djegin shtëpi, të mbjella dhe po hedhin në erë kishat.
Një numër grash dhe fëmijësh shqiptarë, thotë ai, janë zënë mes dy krahëve të ushtrisë turke, dhe ikja është e pamundur.
Z. Cranes shton se 25 mijë gra dhe fëmijë kanë ikur në Mal të Zi dhe atje po vdesin nga uria, e vetmja mënyrë jetese është bari i zier, dhe rrënjët e ndryshme që mund të mbledhin.
Gazeta amerikane Kohërat e Jorkut të Ri | The New York Times. 26 qershor 1911, faqe 4. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments