top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E DYTË: TË GJITHA GABIMET E SHTETEVE TË BASHKUARA NË PAQËSOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 4, 2024
  • 5 min read

Nga znj. Françeska Salvatore (Francesca Salvatore).

Romë, Itali | Bota e pas-pandemisë, para konfliktit në Ukrainë, dukej se i kishte lënë Shteteve të Bashkuara një trashëgimi të një konfrontimi të pashmangshëm ushtarak me Pekinin në Indo-Paqësor, nga i cili, samiti i Anchorage, u shfaq si një prelud i errët.

Alarmi, megjithatë, erdhi nga larg, dhe të paktën në gjashtë vitet e fundit, është përzier me obsesionin Trampian me “Amerikën së Pari”, dhe me objektivin e dytë të presidentit aktual Xhëu Baidn (Joe Biden) për Kinën.

GABIMI I PARË I MADH: NËNVLERËSIMI I KINËS.

Gabimi i parë i madh amerikan në zonë ishte nënvlerësimi i Kinës, dhe moskuptimi se si, dhe pse, Pekini me siguri do të merrte hapësirën e tij në zonë.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara reduktuan në mënyrë drastike forcat e tyre detare në Paqësor: përkundrazi, Kina e pa fundin e Luftës së Ftohtë si një mundësi, për t'u zgjeruar në oborrin e saj të shtëpisë; Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën ushtarakisht kësaj aspirate, duke shfrytëzuar Japoninë, Tajvanin, dhe Korenë e Jugut, si shtylla për të penguar ndikimin detar kinez.

Shqetësimet e aleancës perëndimore të udhëhequr nga SHBA janë rritur nga fakti se Kina ka filluar të patrullojë në gjatësinë dhe gjerësinë e Oqeanit Paqësor.

Rritja e patrullave të sigurisë nga marina kineze në ngushticat Miyako, Bashi, dhe Unagoni, dhe rritja e numrit të anijeve luftarake, që transportojnë avionë luftarakë në Paqësor, përmes ngushticës Miyako, ka alarmuar botën perëndimore.

Ngjarjet ekzistente të Tajvanit , një trashëgimi e vetë Luftës së Ftohtë, e vendosën më pas zonën në krye të dhjetë vendeve më të nxehta në botë. Harta nga z. Alberto Bellotto.

GABIMI I DYTË: POTENCIALI I ZONËS.

Gabimi i dytë serioz i Uashingtonit ishte nënvlerësimi i potencialit të zonës, e cila, për një kohë të gjatë, mbeti e kufizuar në kujtimet e lavdishme të Luftës së Dytë Botërore.

Është shpenzuar shumë kohë duke e parë Indo-Paqësorin vetëm si një fushë beteje të mundshme për të sulmuar ose mbrojtur, në vend që të ndiqeshin interesa të mëdha gjeoekonomike.

Ky pendim i vonuar, sot, kalon edhe përmes një mosangazhimi të pjesshëm në Tajvan: megjithëse kërcënimet dhe frikësimet vazhdojnë njëri pas tjetrit këtu, sot mbrojtja e plotë e ishullit nuk është më ndër prioritetet e Uashingtonit, pavarësisht se për Pekinin, ishulli mbetet një çështje jetike e juridiksionit të brendshëm.

Fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, në Kombet e Bashkuara, shtatorin e kaluar ishin të qarta: nuk ka luftë të ftohtë me Kinën.

Pekini, në fakt, gjithmonë mund të rezultojë të jetë një bashkëbisedues i rëndësishëm, në marrëdhëniet me Rusinë.

Për këtë, presidenti amerikan shtoi se ai mbetet i përkushtuar ndaj Një Kine: ai u deklarua kundër ndryshimeve të njëanshme nga të dyja palët, duke përsëritur se Uashingtoni do të përpiqet të promovojë paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. Harta nga Alberto Bellotto.

STRATEGJIA INDO-PAQËSORE 2022.

Më 11 shkurt 2022, administrata Baidn (Biden) publikoi Strategjinë e saj të shumëpritur Indo-Paqësorit, në sfondin e një krize sigurie të afërt në Europë.

Dokumenti konfirmon atë që ka qenë evidente gjatë vitit të parë të administratës, duke shënuar një ndryshim në fokus në rajon, dhe një shtytje për të forcuar aftësitë kolektive, me aleatët dhe partnerët e tij.

Publikimi i dokumentit, i kombinuar me udhëtimin e Sekretarit të Shtetit Entëni Blinken (Antony Blinken) në Paqësor, synon të sigurojë shtetet rajonale se Shtetet e Bashkuara nuk do të shpërqendrohen nga situatat e paparashikuara në Europë.

Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, tani po teston fokusin dhe vendosmërinë e Uashingtonit.

Krahasuar me raportin e vitit 2019, strategjia e fundit Indo-Paqësorit është jashtëzakonisht koncize, por, më e rëndësishmja është e animuar nga aspirata të mëdha si lufta kundër ndryshimeve klimatike, shëndeti global, dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Të gjithë elementët, rreth të cilëve, presidenti Baidn (Biden) po përpiqet të grupohet, dhe të ndërtojë një klimë besimi, midis shteteve ishullore dhe bregdetare. Por një “bashkësi vlerash” nuk mjafton.

Si i tillë, prioritetet e Uashingtonit në Indo-Paqësor sot shikojnë drejt formimit të arkitekturës së sigurisë së rajonit dhe jo Kinës.

Një pozicion shumë më i moderuar nga ana e Uashingtonit, që pasqyron synimin për të devijuar nga bipolarizmi gjeopolitik me Pekinin.

Krahasuar me administratën e mëparshme, në fakt, ka një zhvendosje të konsiderueshme nga kërkimi i partnerëve dhe aleatëve për t'u lidhur me Uashingtonin kundër Pekinit. Harta nga Alberto Bellotto.

GABIMI I TRETË: ZONA E TREGTISË SË LIRË QË NUK KA QENË KURRË.

Nga 10 deri më 15 dhjetor në Brisbane, Australi, Shtetet e Bashkuara dhe trembëdhjetë vende të tjera mbajtën sesionin e tyre të parë negociues të Kornizës Ekonomike Indo-Paqësore për Prosperitet (IPEF), një nismë e krijuar për të theksuar angazhimin e fortë ekonomik të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Përpjekje të tilla janë vonuar shumë. Kina ka rritur ndjeshëm lojën e saj në Indo-Paqësor vitet e fundit, duke përfshirë hyrjen në fuqi të këtij viti të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP), marrëveshja më e madhe tregtare në botë.

Ky pakt shkurton tarifat, harmonizon standardet, dhe vendos rregulla tregtare midis pesëmbëdhjetë anëtarëve, duke përfshirë aleatët kryesorë të SHBA-së, si Australia, Japonia, dhe Vietnami.

Prandaj, një marrëveshje e tregtisë së lirë midis dhjetë shteteve të ASEAN-it (d.m.th. Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Myanmari, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami) dhe pesë prej partnerëve të tyre të tregtisë së lirë: Australia, Kina, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut (pesëmbëdhjetë vendet anëtare përfaqësojnë afërsisht 30% të popullsisë botërore dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto).

Dhe këtu, pra, është gabimi i tretë i madh: ai i lejimit të Kinës për të vjedhur iniciativën ekonomike dhe doganore në zonë.

Administrata e presidentit baidn (Biden) tani është e përqendruar në ndryshimin e kësaj tendence shqetësuese, përmes punës diplomatike mbi zinxhirët elastikë të furnizimit, ekonominë dixhitale, dhe energjinë e pastër.

Por ne vazhdojmë të mos zgjedhim uljen e tarifave, dhe dispozitat përkatëse, për aksesin në treg, të cilat, do të favorizonin produktet amerikane dhe miratimin e standardeve të bëra në SHBA.

Kjo strategji mungon edhe nga perspektiva e ekonomisë dixhitale: Fatkeqësisht, barrierat globale, si masat e lokalizimit të të dhënave, dhe kufizimet e tjera rregullatore mbi eksportet e shërbimeve dixhitale të tregtueshme në Shtetet e Bashkuara janë në rritje.

E lënë e pakontrolluar, përhapja e këtyre barrierave tregtare kërcënon t'i privojë punëtorët dhe bizneset amerikane nga përfitimet e mundshme të eksportimit të shërbimeve dixhitale të tregtueshme.

Vetë Dhoma e Tregtisë e SHBA-së, në fakt, ka sugjeruar prej kohësh që qeveria amerikane të përshpejtojë ekonominë dixhitale në Paqësor.

Në qendër të IPEF duhet të jetë, në fakt, aplikimi i gjuhës së tregtisë dixhitale bazuar në modele të tilla si marrëveshja SHBA-Japoni, ose kapitulli mbi tregtinë dixhitale të Marrëveshjes Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page