top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË GJITHË TELEFONAT DO TË KARIKOHEN ME TË NJËJTËN PAJISJE DERI NË FUND TË VITIT 2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 27, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Në një hap historik drejt avancimit të teknologjisë, deri në fund të vitit 2024, të gjithë telefonat, kamerat digjitale, kufjet, altoparlantët, tastierat, sistemet e navigimit, dhe kufjet e shitura në Bashkimin Europian, do të duhen të kenë një prizë universale karikimi USB-C.

Bëhet e ditur se nga viti 2026 kjo normë do të zbatohet edhe te laptopët.

Ky ndryshim, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Bashkimit Europian për të reduktuar mbetjet elektronike, dhe për të nxitur zgjedhje më të qëndrueshme për konsumatorët.

Përveç kësaj, karikuesit do të mund të shiten veçmas nga pajisjet elektronike, në bazë të së cilës konsumatori do të mund të vendosë nëse do të blejë një pajisje të re, me apo pa karikues.

Një inovacion tjetër është edhe prezantimi i një etikete me specifikime për kapacitetet e karikimit, e cila, ofron të dhëna rreth fuqisë minimale dhe maksimale, të nevojshme për karikim efikas të pajisjeve.

Legjislacioni i ri pritet të hyjë në fuqi pas:

1- Datës 28 dhjetor 2024 për pajisjet android.

2- Datës 28 prill 2026 për laptopët.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page