top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI PRANË SHTËPISË SË BARDHË: 1 I ARRESTUAR NGA SHËRBIMI SEKRET AMERIKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 9
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Të shtënat me armë zjarri shpërthyen pranë Shtëpisë së Bardhë, të dielën, herët në mëngjes, kur agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan mbi një burrë të armatosur pas një konfrontimi në kryqëzimin e Rrugës 17 dhe F Street NW në Uashington, DC.

 

Incidenti filloi të shtunën, kur policia lokale mori raportime për një individ me qëllime vetëvrasëse, i cili, dyshohet se udhëtonte për në Uashington, DC nga Indiana.

 

Agjentët e Shërbimit Sekret më vonë identifikuan automjetin e të dyshuarit dhe vëzhguan një burrë në këmbë që përputhej me përshkrimin.

 

Me afrimin e forcave të rendit, i dyshuari ka nxjerrë një armë, duke shkaktuar shkëmbimin e armëve.

 

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Entëni Guliemi (Anthony Guglielmi) konfirmoi detajet në një deklaratë në rrjetin social virtual Iks (X).

 

I dyshuari u dërgua shpejt në spital, por gjendja e tij mbetet e paqartë.

 

Asnjë agjent i Shërbimit Sekret nuk u lëndua gjatë incidentit, i cili, tani është nën hetim për të përcaktuar rrethanat dhe për të vlerësuar çdo detyrim të mundshëm.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page