TËRMET 5 BALLË GODITI VERILINDJEN E TAJVANIT | THELLËSIA FOKALE 70 KILOMETRA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 9
- 1 min read

Taipei, Tajvan | “Një tërmet me magnitudë 5.0 goditi Tajvanin verilindor këtë mëngjes”, sipas vlerësimeve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej afro 70 kilometrash në qarkun Jilan (Yilan), pranë kryeqytetit Taipei, ku lëkundjet u ndjenë qartë.
Sipas mediave lokale, aktualisht nuk ka raportime të konsiderueshme për dëme në njerëz apo sende.
Tërmeti i fundit i madh në Tajvan, një zonë shumë sizmike, ndodhi në mujain prill të vitit 2024, kur ishulli u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, i klasifikuar si më i forti në 25 vitet e fundit.
Të paktën 17 persona u vranë nga rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimet e rënda të ndërtesave përreth Hualien.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments