top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TËRMET 7.7 BALLË NË BURMA: THELLËSIA FOKALE 10 KM | GODITJA U PASUA NGA NJË E DYTË PREJ 6.4 BALLËSH NË TË NJËJTËN ZONË | NË TAJLANDË U SHEMB KULLA ME 30 KATE: 43 TË ZHDUKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 2 min read

Burma, Mianmar | Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin, me epiqendër 16 km në veriperëndim të Saigang-ut, në Mianmar qendror.

 

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Gjeologjik i ShBA-ës, USGS.

 

Tronditja është ndjerë me forcë edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës.

 

Një tërmet i dytë i fortë me magnitudë 6.4 pasoi tërmetin kryesor, me magnitudë 7.7, pak minuta më vonë.

 

Epiqendra e dy lëkundjeve ishin jo shumë larg njëra-tjetrës, e dyta prej të cilave goditi 18 km në jug të Sagaing-ut.

 

Tërmeti, i cili, kishte epiqendrën e tij në Burma, shkaktoi shembjen e një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim në Bangkok, duke lënë të paktën 43 punëtorë të humbur nën rrënoja.

 

Kjo u mësua nga burime spitalore dhe policore në kryeqytetin tajlandez.

 

Tërmeti birmanez filloi në një thellësi prej 10 km në orën 14:20 me orën lokale, 07:50 me orën shqiptare”, specifikon USGS.

 

Nuk dihet ende nëse ka viktima.

 

Burimet e agjencisë së lajmeve “AFP” në Naipidau (Naypyidaw), kryeqyteti i Birmanisë, thanë se rrugët u prishën nga forca e tërmetit dhe shumë ndërtesa u dëmtuan rëndë.

 

Lëkundjet u ndjenë edhe në Tajlandën veriore dhe deri në kryeqytetin Bangkok, ku banorët dolën në rrugë ndërsa ndërtesat u lëkundën.

 

Lëkundjet u ndjenë edhe në provincën jugperëndimore të Kinës, Junan (Yunnan).

 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 në kryeqytetin e lashtë Bagan në Mianmarin qendror në vitin 2016 vrau tre persona dhe rrëzoi kollonat dhe muret e shumë tempujve të lashtë.

 

Tërmeti i fuqishëm që goditi Burmën u mat me magnitudë 7.9 nga Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC), sipas së cilës goditja ndodhi në orën 14:20 me orën lokale (07:20 në Shqipëri).

 

Tërmeti është ndjerë qartë edhe në provincën Junan (Yunnan) të Kinës, në kufi me Birmaninë, sipas transmetuesit shtetëror televiziv “CCTV”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page