top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TËRMETI NË MIANMAR U NDIE EDHE NË KINË KU PATI DËMTIME NË BANESA POR EDHE LËNDIME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 1 min read

Pekin, Kinë | Tërmeti i fuqishëm që goditi Birmaninë shkaktoi dëme në banesa dhe lëndime edhe në Kinë, në provincën kufitare të Junan (Yunnan), ndërkohë që autoritetet janë ende duke kryer hetime dhe kontrolle.

 

Sipas mediave shtetërore, pasgoditje të forta janë ndjerë në shumë vende të provincës, me epiqendër të tërmetit në territorin birman, rreth 300 kilometra nga pika më e afërt kufitare me Kinën, veçanërisht në Dehong, Xishuangbanna, Kunming, Lijiang, Baoshan, Dali dhe zona të tjera.

 

Lëkundjet, sipas transmetuesit televiziv “CCTV”, u ndjenë edhe në disa pjesë të Guizhou dhe Guangxi.

 

Zyra e menaxhimit të emergjencave të qytetit Ruili, Junan (Yunnan), raportoi se tërmeti shkaktoi dëme në shtëpi dhe të paktën dy të plagosur u shtruan në spital.

 

Autoritetet lokale kanë mobilizuar ekipet e shpëtimit dhe përpjekjet e ndihmës dhe reagimit janë duke u zhvilluar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page