top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ADRIATIK CENA: AKUZOHET SE SË BASHKU ME LUAN LAMEN SHTINË ME ARMË ZJARRI NDAJ BANESËS SË ERJON ALLMETËS DHE BLERIM ALLMETËS NË FSHATIN DOMJE TË VORËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 2 min read

Fshati Domje, Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Adriatik Cena, me moshë 30 vjeç, banues në Vorë.

 

Ai akuzohet për veprat penale të parashikuara si:

1- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

2- Kanosja”.

3- Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim me z. Luan Lame.

 

Ata akuzohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të banesës së vëllezërve Allmeta, e gjendur në fshatin Domje.

 

Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

 

Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

 

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

 

A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.

 

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

 

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve (vëllezër).

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page