U ARRESTUA ARTUR SALLAKU: GJYKATA E SANTA MARIA KAPUA (CAPUA) VETERE NË VITIN 2004 E KA DËNUAR ME 21 VJET BURG PËR “TRAFIKIMI I LËNDËVE NARKOTIKE” KRYER NË KUADËR TË ORGANIZATËS KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 22
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Artur Sallaku, me moshë 52 vjeç.
Gjykata e Santa Maria Kapua (Capua) Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar me 21 vjet heqje lirie, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Njoftim | Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 30”.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në kuadër të projektit të quajtur “Të kërkuarit”, që synon kërkimin dhe kapjen e të shtetasve me rrezikshmëri, lokalizoi dhe arrestoi në Tiranë, pjesëtarin e një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim.
Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, me homologët italianë, policinë e Casertës, Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale dhe Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar te Policisë, për kapjen e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të Italisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 30”, u kap në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Artur Sallaku, 52 vjeç, i lindur në Tiranë.
Giykata e Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2004, e ka dënuar këtë shtetas, me 21 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.
Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments