top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

U ARRESTUA DENIS ZENELI: I DYSHUAR PËR PLAGOSJEN ME THIKË TË NJË 41-VJEÇAREJE KRYER NË BASHKËPUNIM ME QYTETARE ME MOSHË 23 VJEÇE.

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Denis Zeneli, me moshë 25 vjeç, banues në Vlorë.

 

Ai është i dyshuar për plagosjen me thikë të një 41-vjeçareje, kryer në bashkëpunim me qytetare me moshë 23 vjeçe.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, dje më 12 shtator 2024 morën një kallëzim se në ambientet e kazinosë në Vlorë, disa ditë më parë ishte vjedhur një shumë parash.

 

Hetuesit kryen të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 25”.

 

Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, Denis Zeneli, 25 vjeç, banues në Vlorë.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari, më ddatë1 shtator 2024, ka vjedhur 150 000 lekë në ambientet e një kazinoje.

 

Z. Denis Zeneli dyshohet se në bashkëpunim me një qytetare me moshë 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, ka kryer plagosje në ambientet e një lokali.

 

Ngjarja kriminale ndodhi në një lokal në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

 

Dy të rinjtë kanë plagosur me mjet prerës (thikë), një qytetare me moshë 41 vjeçe. Ajo është dërguar në spital ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page