top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA DHIMITRAQ XHOGU (HOXHARA) BANUES NË LEVAN: GJYKATA E PALERMOS E AKUZON PËR VEPRAT PENALE TË PARASHIKUARA SI “VRASJE ME DASHJE”; “PLAGOSJE”; “ARMËMBAJTJE PA LEJE”.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Dhimitraq Xhogu (Hoxhara), me moshë 30 vjeç, banues në Levan.

 

Ai ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar për disa vepra penale.

 

Ai akuzohet për veprat penale të parashikuara si:

1- Vrasja me dashje”.

2- Plagosja”.

3- Armëmbajtja pa leje”.

 

Ai akuzohet se në bashkëpunim me individë (në datë 04 qershor të vitit 2023) kanë vrarë me armë zjarri një qytetar (në Siçili) dhe kanë plagosur një tjetër.

 

Njoftim | Fier/Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Palermo”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri.

 

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari.

 

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Palermo”, gjatë të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Dh. Xh. (H)., 30 vjeç, banues në Levan.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ความคิดเห็น

ได้รับ 0 เต็ม 5 ดาว
ยังไม่มีการให้คะแนน

ให้คะแนน
bottom of page