top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA DIOMET MUSAI | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR NIPI I TIJ MARKELJAN MUSAI: AKUZOHEN SE KANË DHUNUAR FIZIKISHT NJË QYTETAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 22
  • 2 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Diomet Musai, me moshë 37 vjeç.

 

Në kërkim policor u shpall:

1- Nipi i tij, z. Markeljan Musai, me moshë 29 vjeç.

 

Njoftim | Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.

 

Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin S. Ç., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.

 

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, …👇👇👇

 

Zbardhen detaje të reja nga sherri i dhunshëm në Sarandë, ku biznesmeni Arben Çipa u dhunua brutalisht nga dy veta pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi.

 

Në një video të publikuar nga vetë ai, z. Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushteve dhe sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.

 

Akti kriminal ndodhi mesditën e sotme, kur biznesmeni Çipa ishte duke ecur në rrugë.

 

Z. Çipa denoncoi se arsyeja e sulmit kundër tij lidhej me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti.

 

Z. Çipa pësoi lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

 

Unë isha duke shkuar në punë, kur papritur një person me emrin Dio më ka prerë rrugën bashkë me një tjetër dhe ka nisur të fliste për një çështje lidhur me një projekt timin.


Ata ishin duke bërë gjithçka për të penguar zhvillimin e tij dhe këtë e shprehnin në formë fyerjesh.


Në atë moment unë nuk i kam pranuar fyerjet dhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe më janë vërsulur brenda makinës time me grushte dhe gurë dhe e kam pasur të pamundur të mbrohem në atë moment”, tha z. Çipa.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page