top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA EMANUEL BRAHIMI; U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR GENTIAN SILAJ DHE MASIMILJANO ZENUNAJ | AKUZOHEN PËR VJEDHE NË FSHATIN FITORE (NOVOSELË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27
  • 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Emanuel Brahimi.

 

Dy subjete të tjerë u shpallën në kërkim policor, konkretisht:

1- Z. Gentian Silaj, me moshë 28-vjeç.

2- Z. Masimiljano Zenunaj, me moshë 30-vjeç.

 

Ata akuzohen se kanë vjedhur tre banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, Novoselë.

 

Njoftim | DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër krimeve ndaj pronës, vihet në pranga një shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëautore të dyshuara, për tre vjedhje banesash dhe një automjeti, në fshatin Fitore.

 

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më herët, dhe falë veprimeve të mirëorganizuara hetimore të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur dokumentimi i tre rasteve të vjedhjes, në fshatin Fitore, Novoselë, ndalimi me iniciativë i njërit prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, konkretisht:

 

U ndalua shtetasi: • E. B., 31 vjeç, banues në Fitore.

 

Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: • G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore.

 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku këta shtetas dyshohen se janë autorë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Yorumlar

5 üzerinden 0 yıldız
Henüz hiç puanlama yok

Puanlama ekleyin
bottom of page