top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ERBION (VANGJEL) ÇËRRAGA (BANUES NË STAN KARBUNARË) | AKUZOHET PËR PLAGOSJE ME THIKË TË ARDIAN YMERIT

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erbion (Vangjel) Çërraga, me moshë 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

 

Ai akuzohet për plagosje me thikë të z. Ardian Ymeri.

 

Akti kriminal ngjau mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit të Lushnjës.

 

Z. Ardian Ymeri, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Autoritetet vendore të Policisë së Shtetit i kaluan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

 

Ndaj z. Çërraga rëndojnë akuzat penale të:

1- Plagosje të rëndë me dashje”.

2- Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page