top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA FLORJAN KOÇEKU | TENTOI TË SHTYPTE ME MAKINË NJË PUNONJËS TË POLICISË SË SHTETIT (RRUGOR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 19
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:

1- Z. Florjan Koçeku, me moshë 31 vjeç.

 

Ai akuzohet se mori përpara me automjet një punonjës të Policisë së Shtetit (kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore) një ditë më parë te rrethrrotullimi i Unazës së Re, ku punonjësi i policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë automjetin.

 

Njoftim | Një incident i pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një drejtues automjeti ka kundërshtuar dhe sulmuar një efektiv të Policisë Rrugore, ndërsa ky i fundit po ushtronte detyrën.

 

Ngjarja ndodhi më 18 mars 2025, pranë rrethrrotullimit të Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”.

 

Punonjësi i Policisë Rrugore i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pas vërejtjes së lëvizjeve të pakontrolluara në rrugë.

 

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen, duke tërhequr me automjet efektivin e policisë për disa metra, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

 

Pas ndjekjes nga efektivi i policisë, automjeti është ndaluar, por drejtuesi ka refuzuar të paraqesë dokumentet dhe më pas ka goditur fizikisht punonjësin e policisë, duke i shkaktuar dëmtime.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin F.K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

 

Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të ndjekë procedurat ligjore për veprën penale të kundërshtimit dhe dhunës ndaj punonjësit të Policisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page