
IEVP Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse arrestuan gardianin e burgut të Fushë-Krujës Hidër Çali.
Ai akuzohet se u përpoq të fuste nëpër qelitë e të burgosurve 22 celularë, ushqyes celularësh dhe kokainë gjatë ndërrimit të shërbimeve.
Ai dyshohet se ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kilogramë brenda oborrit të burgut (në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1) me synimin për t’a futur më pas brenda burgut.
Brenda qeses në fjalë janë gjetur 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje), 3 doza kokainë, 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone.
Njoftim | Lidhur me këtë ngjarje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e juridiksionit përkatës, po kryejnë veprime hetimore me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të tjerë të mundshëm.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, punonjësi i rolit bazë, H.Ç., është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Futja e sendeve të ndaluara në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments