top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA GERHARD PEZA: AKUZOHET SE THEU MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË SHTËPI” DHE PLAGOSI ME THIKË NJË QYTETAR ME MOSHË 37 VJEÇ NË RRUGËN “NDRE MJEDA” NË TIRANË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gerhard Peza, me moshë 28 vjeç.

 

Ai akuzohet se theu masën e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi” dhe plagosi me thikë një qytetar me moshë 37 vjeç në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

 

Njoftim | Plagosi në mesnatë me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

 

I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin.

 

Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page