top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA GERSIAN PICAKU: AKUZOHET SE IMPORTONTE DROGË NGA SHBA-ës NËPËRMJET SHËRBIMIT POSTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gersian Picaku, me moshë 23 vjeç.

 

Njoftim | Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Pako 2”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.

 

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga porositësi i pakos me rreth 1.07 kilogramë Cannabis.

 

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor”Pako 2”, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA.

 

Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page